E rrallë, bora mbulon Brodin e Dragashit në muajin qershor! (Video)

Shpërndaje

Edhe pse jemi mësuar që muaji qershor zakonshëm të ketë mot të ngrohtë, një gjë e tillë nuk po ndodhë në këtë vit.

Temperaturat janë mjaftë të ulëta dhe reshjet e shiut thuajse janë të vazhdueshme.

Por kjo situatë ka shkuar edhe më larg në një nga pjesët e Kosovës.

Në Brod të Komunës së Dragashit sot pati edhe reshje bore.

Bora ka mbuluar thuajse gjithë pjesën e Brodit, e kjo vërehet edhe më mirë në disa fotografi të publikuara në Facebook.

VIDEO