Feston sot 85 vjetorin, Rama uron Profesor Rexhep Qosen: Edhe 100 heroi i mendimit shqiptar

Shpërndaje

“Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qoses” ky ka qenë urimi i kryeministrit Edi Rama për profesorin Rexhep Qose në ditëlindjen e 85 të tij.

Rama krahas urimit ka zgjedhur që të publikojë edhe në rrjetet sociale një video-reportazh mbi jetë e Rexhep Qoses .

Rexhep Qosja (25 qershor 1936, Vuthaj, Mal i Zi) është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar. Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës. Qe njëri ndër zërat më të spikatur të dramës moderne shqipe gjatë viteve 1970.

Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.