Gazetari i njohur kroat i përshëndet serbët me shqiponje dhe ‘Skënderbe’

Shpërndaje

Gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec, ka publikuar një fotografi duke bërë shqiponjën dhe prezantuar shishen e rakisë “Skënderbeu”.

“Përshëndetje të mëdha të gjithë serbëve që më kërcënuan këto ditë. Rroftë shteti i pavarur i Kosovës! Rroftë heronjtë e UÇK-së!

Ekstremistët e Serbisë së Madhe u shqetësuan seriozisht nga mbështetja ime për opozitën patriotike në Malin e Zi … me një gotë Skënderbeu për nder të të gjithë shqiptarëve trima që dhanë jetën për të mbrojtur Vukovarin, Kroacinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi origjinal:

“VELIKI POZDRAV SVIM SRBIMA, KOJI SU MI PRIJETILI OVIH DANA Evo još jedna za njih: Živjela nezavisna država Kosovo! Živjeli heroji UÇK!

Velikosrpskim ekstremistima ozbiljno je zasmetala moja potpora domoljubnoj opoziciji u Crnoj Gori, a sada ćemo Ćipe i moja malenkost popiti po čašicu Skenderbega u čast svih hrabrih Albanaca koji su svoje živote dali za obranu Vukovara, Hrvatske i nezavisne države Kosovo! Gëzuar

PHOTO: Stipo Mlinarić Ćipe, fajter s Trpinjske ceste, urednik Bujice i čašica Skenderbega…”