Komandant Hoxha: UÇK-ja brenda 1 viti mund ta çlironte Maqedoninë (Video)

Shpërndaje

20 vite pas Betejës së Haraçinës, njëri nga komandantët që ishte në krye të ushtarëve shqiptarë në këtë betejë, Xhezair Shaqiri – Hoxha, ka folur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001. Në një pronocim për gazetën LAJM, Komandant Hoxha ka thënë se UÇK-ja drejtohej nga komandant të përgatitur, falë të cilëve nuk ka humbur asnjë betejë. “Sikur ta kishim 1/3 e ar*matimit që e ka pasur ushtria apo policia e Maqedonisë, brenda 1 viti do ta kishim liruar gjithë Maqedoninë”, është shprehur Hoxha, duke kujtuar betejat e ashpra me forcat ushtarako-policore dy dekada më parë.

“Unë qenë prej luftës së Kosovës në vitin 1999 kam marrë urdhër që të futem në Maqedoni me disa djem. Kemi bartur ar*matim, mbi dhjetëra ton, gjithçka është realizuar me sukses, asnjë pjesë e armatimit dhe asnjë njeri i yni nuk ka ra në dorë të palës maqedonase. Luftën e filluam prej në Tanushë, me pak ushtarë, me dy togje deri në Malinë, Goshincë, Brezë e Likovë. Më pas UÇK-ja u forcua dhe bëri mbi 1600 ushtarë vetëm në Brigadën 113 dhe 114 i ka pas diku 800 ushtarë. Me atë ar*matim të lehtë që kishim për një kohë shumë të shkurtë iu afruam Shkupit, nuk pati asnjë dështim. Jo sepse komandant Hoxha nuk bëri asnjë gabim, por asnjë komandant nuk bëri gabim, sukses pas suksesi, betejë pas beteje. Jo rastësisht u quajt UÇK-ja guerila më e suksesshme në botë. Po ta kishim pasur 1/3 e ar*matimit që e ka pasur ushtria apo policia e Maqedonisë ne brenda 1 viti do ta kishim liruar gjithë Maqedoninë”, tha Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha.