Mbërrijnë në Shqipëri edhe 40 mijë vaksina AstraZeneca

Shpërndaje

Pasditen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 40,800 vaksina AstraZeneca, në sajë të mekanizimit COVAX. Kryeministri Edi Rama shprehet se me sasitë e vaksinave të mbërritura në vend, do të çohet deri në fund plani kombëtar i vaksinimit.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë

Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Rama.