Më 22 qershor nuk i fillojmë negociatat me BE! Kryeministri Zaev konfirmoi se nuk pret që Bullgaria ta tërheqë veton

Shpërndaje

Kryeministri Zaev konfirmoi se nuk pret që të debllokohet procesi nga Bullgaria që të fillojmë negociatat me BE. Ai këtë e deklaroi pas takimit të mbrëmshëm me presidentin bullgar Rumen Radev në margjina të samitit të NATO-së në Bruksel, por tashmë një periudhë të caktuar thekson se nuk duhet të ngritët pritshmëria e qytetarëve për fillim të negociatave.

“Ndjej që më 22 qershor nuk do të zgjidhet problemi për shkak se Bullgaria ka Qeveri teknike dhe nuk ka Parlament. Por, nuk është e pamundshme që të zgjidhet problemi. Pse po e them këtë? Për të mos ngritur pritshmëritë e të gjithëve për shkak se ky është realiteti në Bullgari më 11 korrik do të ketë zgjedhje”, tha kryeministri Zaev.

Zaev megjithatë thotë se do të vazhdojnë negociatat për gjendjen e zgjidhjes me Bullgarinë dhe se nuk bisedohet për identitetin maqedonas. Flasim për detaje të Udhërrëfyesit i cili ka të bëjë me bashkëpunimin mes sektorëve, propozimin portugez, por edhe për intensitetin e bisedimeve të Komisionit historik, thotë ai. Zaev pret që të enjten të shkojë në Sofje për tu takuar me presidentin bullgar Radev.

“Njëkohësisht ndjej përgjegjësi para popullit tonë të them se është detyra jonë që të bëjmë gjithçka. Nuk ka dëm nëse kemi sukses dhe bëjmë marrëveshje e cila do të verifikohet nga Qeveria e ardhshme politike dhe Parlamenti. Është e rëndësishme që edhe pala bullgare edhe ne nuk kemi dilema për ekzistimin, autencitetin dhe vërtetimin e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Dhe kjo çështje nuk është pjesë e bisedimeve”, shtoi kryeministri Zaev.

Por kryetari i ASHAM, Lupço Kocarev në tubimin e sotëm përkushtuar jetës dhe veprës së Krste Petkov Misirkov, tha se Maqedonia po përballet me kërcënime dhe shantazhe jo-parimore nga Bullgaria, por shpreson se nuk do të ketë lëshime që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas nga pala maqedonase.

“Për fat të keq sot përballemi me kërcënime jo parimore dhe argumente joshkencore, kërkesa të pakuptimta se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Është absurde kërkesa që Maqedonia gjenezën e saj nacionale ta definojë sipas asaj që kërkon një shtet fqinj”, u shpreh Lupço Kocarev – kryetar i ASHAM.

Në takimin e fundit të Komisionit të përzier, nuk është arritur progres, për shkak se jozyrtarisht, pala bullgare ka bërë përpjekje që ta imponojë tendencën e përkatësisë bullgare të revolucionarit Goce Dellçev.