Ministri i Shëndetësisë, Filipçe: Në qershor arrijnë 190 mijë vaksina Pfizer dhe 500 mijë vaksina kineze

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e tij për “Top Tema” bëri të ditur se gjatë muajit qershor pritet të arrijnë rreth 110 mijë vaksina përmes sistemit Kovaks dhe 80 mijë përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë mes qeverisë së Maqedonisë dhe kompanisë “Pfizer”.

Ai theksoi se për momentin për vaksinim janë paraqitur 180 mijë qytetarë që presim termin dhe 40 mijë prej tyre janë të moshës mbi 60 vjet.

“Deri tani kemi vaksinuar 47 për qind të qytetarëve mbi 70 vjet”, shprehet Filipçe.

Ai shtoi se 500 mijë vaksina vaksina kineze gjithashtu duhet të arrijnë këtë muaj.