“Mjafton një pasaportë, biletë dhe një maskë!”, Belgjika heq të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë

Shpërndaje

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Teresa” ka dhënë njoftimin se duke nisur që prej ditës së sotme, kufizimet anti-COVID do të hiqen edhe për Belgjikën. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë nuk kanë nevojë as për test dhe as për certifikatë vaksinash.

Njoftimi i Plotë nga TIA:

Belgjika ✈

📌 Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.

📌 As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.

📌 Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport