Nga 19 qershori, Aeroporti i Prishtinës me linjë të re me Gjermaninë

Shpërndaje

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të ketë një linjë të re drejt Gjermanisë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Aeroporti ka njoftuar se do të ketë linjë të re drejt Gjermanisë.

Bëhet fjalë për linjën, Prishtinë – Paderborn.

Fluturimet do të realizohen duke filluar nga 19 qershori.

“Bashkëatdhetarë tanë në Paderborn ,Nga data 19 Qershor 2021, ju ofrojmë destinacionin më të ri nga Gjermania për në Kosovë“, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë i Aeroporti të Prishtinës.