Nga shtatori nxënësit mund të kthehen në bankat shkollore!

Shpërndaje

Nga shtatori nxënësit mund të kthehen në bankat shkollore! Filipçe: Po përgatiten protokollet

Nga shtatori nxënësit do të mund të kthehen në bankat shkollore. Ministria e Shëndetësisë është nga fundi me përgatitjen e protokolleve.Për 2 javë, protokollet do të publikohen, ndërsa ministri Filipçe sot përmendi një pjesë të protokolleve që do të duhet të zbatohen nëpër shkolla.

“Protokollet parashohin që fëmijët të jenë prezent 100% , pra numri i përgjithshëm i fëmijëve të jenë në klasë. Duhet të ketë mjete për dezinfektim, kujdes gjatë hyrjeve dhe daljeve, mos përzierje e klasave të ndryshme. Mendoj se për 2 javë plotësisht do të jenë gati protokollet”,tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Ndërsa edhe ministri Filipçe, personalisht mendon se nëse gjendja me virusin vazhdon kështu, nxënësit përfundimisht duhet të kthehen në shkollë.

“Mendoj se po. Protokollet përfshijnë kujdes sa i përket mbajtjes së distancës, mos përzierje të grupeve, ajrosje e shpeshtë e klasave. Kjo është përvojë që e kemi marrë nga disa shtetet tjera sepse në përgjithësi këto janë protokollet dhe rekomandimet që jepen gjithkund”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë

Nga numri i përgjithshëm i mësimdhënësve që janë diku 30 mijë tha Filipçe, rreth 10 mijë janë vaksinuar. Ndërsa planifikon që me sasinë e vaksinave që do të vijnë gjatë këtij vikendi të vaksinohen pjesa e mbetur e mësimdhënësve. Protokollet janë përgatitur nga Komisioni për Sëmundje Infektive se bashku me anëtarë të Ministrisë së Arsimit.