Pas 20 vjet betejë me ligjin, boshnjakes i hiqet kisha serbe nga oborri (Video)

Shpërndaje

Autoritetet boshnjake kanë rrënuar një kishë ortodokse serbe që ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e një gruaje boshnjake.

Deri te ky vendim erdhi pas një beteje ligjore 20 vjeçare pasi rasti shkoi deri te Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, njofton Klankosova.tv.

Punëtorët dhe makineritë e ndërtimit arritën në oborrin e Fata Orloviq në fshatin Konjevic Polje, mëngjesin e hershëm të kësaj të të shtunën herët.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në tetor të vitit 2019 që autoritetet duhet të rrënonin kishën.

Në vendim gjithashtu u obliguan autoritetet e Bosnjës që të paguajë dëmet familjes Orloviq që arrin në 31,000 euro, shkruan AP.

Kisha u ndërtua menjëherë pasi Orloviq dhe familja e saj u dëbuan nga fshati, 20 kilometra në lindje të Srebrenicës gjatë Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995.

Familja është myslimane boshnjak u shpërngul bashkë me gjithë fshatin që u mor nga serbët e Bosnjës.

Burri i Orloviq ishte në mesin e rreth 8000 burrave dhe djemve boshnjakë të vr*arë nga forcat serbe të Bosnjës në gjenocidin e Srebrenicës së vitit 1995.

Srebrenica u njoh si gjenocid ndërkombëtarisht si gjenocidi i vetëm që ndodhi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kërkesa e Orloviq që të rrënohej kisha pas ajo u kthye në shtëpi u injorua. Në vitin 2000, ajo nisi një procedurë legale për të detyruar autoritet e Republikës Srpska të pajtohet për rrënimin e saj.

Më shumë 100,000 njerëz u vr*anë në konflikt dhe miliona të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.