PDK: Kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur

Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit se Driton Ajvazi do të kandidoj ng aradhët e PDK-së në Drenas.Sipas, njoftimit të PDK-së Lladrovci do të kandidoj përsëri për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e kësaj partie.“Partia Demokratike e Kosovës do të rikandidojë të gjithë kryetarët e Komunave në të cilat qeverisë ajo. Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht kryesia qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo”, thuhet në njoftim.Tutje thuhet se javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur.