Qeveria e miratoi propozim ligjin për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike

Shpërndaje

Qeveria në seancën e sotme, e miratoi tekstin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

“Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së financave për uljen e TVSH-së për energji elektrike për amvisëritë”, njoftoi, duke sqaruar që ulja nga 18% në 5 % do të jetë e vlefshme prej 1 korrikut të vitit 2021 deri më 30 qershor të vitit 2022.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve në Ligjin për TVSH-në është të ndihmojë familjet me çmime më të ulëta të energjisë elektrike duke ulur kostot e tyre.

“Në seancën e sotme qeveritare vendosëm uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 %. Në kuadër të Agjendës së gjelbër, kujdesemi për një jetë më të mirë për qytetarët”, shkruan kështu Grubi.