Rama: Zero kosto në roaming për të gjithë Ballkanin Perëndimor nga 1 Korriku

Shpërndaje

Nga 1 Korriku të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të flasin me Zero kosto në roaming. Lajmin e mirë e ka shpërndarë në rrjetet sociale kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ky vendim do të përfshijë qytetarët në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se nga 1 korriku të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të flasin me kosto ZERO në roaming, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.