RMV/ Të premten arrijnë vaksinat Pfizer, gjatë fundjavës ato kineze

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka paralajmëruar se gjatë ditës së premte do të arrijë sasi e madhe e vaksinave Pfizer, ndërkaq gjatë fundjavës edhe vaksinat kineze.

Me këtë sasi të vaksinave, parashihet edhe normalizimi i ritmit të vaksinimit, i cili gjatë periudhës paraprake ishte i ngadaltë.

“Të premten pritet të arrijnë sasi e madhe e vaksinave Pfizer nëpërmjet mekanizmit Kovaks dhe ato do të shpërndahen menjëherë në përputhje me numrin e të paraqiturve në pikat e vaksinimit në shtet. Këto vaksina do të shpërndahen në 8 pikat e vaksinimit. Pas kësaj, në fillim të javës së ardhshme pritet t’i kemi edhe vaksinat kineze që pritet të arrijnë gjatë fundjavës”, njoftoi Filipçe, transmeton TV21.