Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjen.ocidin në Srebrenicë

Shpërndaje

Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten mbrëma (17 qershor) një rezolutë që ndalon mohimin e gjen*ocidit të Srebrenicës si dhe shkarkoi ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vlladimir Leposaviq për shkak të mohimit të gjen*ocidit në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Pro shkarkimit të Leposaviqit votuan 43 deputetë ndërsa 27 ishin kundër.

Më 26 mars, Leposaviq deklaroi para Parlamentit të Malit të Zi se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka pasur gjen*ocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.

Ky qëndrim nxiti kritika brenda Malit të Zi si dhe nga Bashkimit Evropian e Shtetet e Bashkuara.

Propozimi për shkarkimin e tij u bë nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ndërsa u mbështet edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq. Kjo parti është në opozitë.

Çfarë thotë Rezoluta për Srebrenicën?

Rezoluta e miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi që ndalon mohimin e gjen*ocidit të Srebrenicës u votua nga 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 abstenuan.

Rezoluta dënon deklaratat, veprimet dhe politikat që mohojnë ose vënë në dyshim gjen*ocidin në Srebrenicë si dhe shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për viktimat e Srebrenicës.

Në bazë të kësaj rezolute, Mali i Zi konfirmon vendosmërinë për të parandaluar gjen*ocidin dhe krime të tjera të rënda në të ardhmen.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vr*asjet në Srebrenicë kanë përbërë gjen*ocid.

Kjo ngjarje përbën vr*asjet masive më të rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, meqë aty më 1995 forcat e serbëve të Bosnjës vr*anë rreth 8.000 burra dhe djem myslimanë./REL