Sipas Marrëveshjes së Uashingtonit: SHBA-të ia çojnë Kurtit në qeveri “Raportin për Ujmanin”

Shpërndaje

Kundërshtimet e kryeministrit Kurti ndaj marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington siç duket nuk po u bëjnë fort përshtypje amerikanëve.

Ambasada e SHBA –ve me anë të një komunikate për media ka njoftuar se ia ka dorëzuar qeverisë së Kosovës raportin rreth menaxhimit të Ujmanit të hartuar nga Departamenti Amerikan për Energji, shkruan lajmi.net.

“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Tëitter.

Raportin e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës ka shprehur haptas kundërshtimet e saja për marrëveshjen e Uashingtonit të cilën ata e konsiderojnë “ligjërisht të pavleshme”.

Sidoqoftë, kjo ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion, teksa edhe vet amabsada amerikane dhe administrata e Joe Biden ka kërkuar që zotimet në Uashington të bëra nga Kosova e Serbia, të përmbushen.