S’ka hapje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Edhe me presidencën portugeze të BE-së, Shqipëria nuk arriti të hapte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.

Ditën e marte, ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në Luksemburg, por ashtu siç ishte parashikuar, rezultati ishte mosdakordimi për të mbajtur një Konferencë të Parë Ndërqeveritare për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi dhe Shqipëria. Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja portugeze thotë se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare.

”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha Zacarias.

Të gjitha vendet ishin “pro” hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda që ishte më skeptikja dha “ok” për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare, por tashmë edhe në muajt në vijim fati i integrimit evropian të Shqipërisë do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca sllovene e BE-së vendos të ndajë rrugën e dy vendeve.

Bullgaria është përfaqësuar nga zv/ministri punëve të jashtme, Rumen Alexandrov i cili ka theksuar se zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë duhet të jetë kusht për Maqedoninë e Veriut për hyrjen në BE.

Po ashtu Bullgaria ka lënë të hapur mundësinë për dialog dhe zgjidhje reciproke në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik. Ndërkohë nuk ka munguar vlerësimi për Shqipërinë . Zv/ministri Aleksandrov ka shprehur se Bullgaria e riafirmon mbështetjen e saj për miratimin e kornizës negociuese për Shqipërinë.

Zëvendësministri bullgar Alexandrov konfirmoi se Pozicioni Kuadër i Këshillit të Ministrave të 9 Tetorit 2019 mbi perspektivën Evropiane të Republikës së Maqedonisë Veriore, mbështetur nga Deklarata e Asamblesë Kombëtare të 10 Tetorit 2019, mbetet e vlefshme.

“Bullgaria vazhdon konsultat e saj eksploruese me Shkupin në zbatimin e Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë. Ne afrohemi në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim, por ne presim që Republika e Maqedonisë Veriore të fillojë të zbatojë në praktikë angazhimet e bëra në një nivel të lartë më 17 qershor 2021 në Sofje, të cilat do të na lejojnë të lëvizim në një drejtim pozitiv”, tha Rumen Aleksandrov. “Kjo përfshin refuzimin e qartë të Republikës së Maqedonisë Veriore nga pretendimet territoriale, të pakicave dhe historike ndaj Bullgarisë, ndryshimin e mbishkrimeve / monumenteve që futin urrejtjen ndaj Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë Veriore, aktivizimin e një procesi të rehabilitimit të viktimave të Jugosllavisë që komunizmi I shtypi për shkak të Bullgarisë. “Pavarësisht nga dialogu ynë dypalësh me Republikën e Maqedonisë Veriore, Bullgaria këmbëngul që zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë nga Republika e Maqedonisë Veriore të përfshihet midis kushteve në Kornizën e Ardhshme të Negocimit për hyrjen e Shkupit në BE,” tha Zëvendës Ministri Alexandrov .

Bullgaria vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e reformës dhe riafirmoi mbështetjen e saj për miratimin e kornizës negociuese të vendit. Ministrat Evropianë gjithashtu përgatitën takimin e rregullt të Këshillit Evropian në 24-25 Qershor 2021, në të cilin do të diskutohen temat e mëposhtme: COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, migrimi dhe marrëdhëniet e jashtme. Këshilli diskutoi Komunikimin e Komisionit Evropian mbi Mësimet nga Kriza Sanitare dhe nevojën për sinergji midis Shteteve Anëtare.

“Bullgaria është ndër vendet e para që prezantoi certifikatën dixhitale COVID-19, e cila do të lejojë një kthim gradual të lëvizjes së lirë në BE pas 1 korrikut 2021,” tha Zëvendës Ministri Alexandrov në debatin mbi temën.