Sondazhi i IRI-t: Ja kush i fiton zgjedhjet në Maqedoni

Shpërndaje

Në vigjilie të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë ,më saktë në muajin tetor,vazhdojnë përgatitjet e partive dhe për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë.Në ndërkohë edhe kësaj rradhe referuar sondazheve që vijnë nga Qendra prestigjioze është sërish Bashkimi Demokratik për Integrim partia më e madhe shqiptare dhe me automatizëm e bëjnë atë fituese të këtyre zgjedhjeve vendore .

Në vijë të kësaj referuar anketës së IRI Amerikan BDI i fiton sërish zgjedhjet dhe në të njëjtën kohë ajo mbetet partia e parë dhe më e madhe te shqiptarët gjithnjë sipas IRI. Në bllokun politik shqiptar bindshëm e para del partia më e madhe shqiptare BDI me 8 %, e ndjekur më pas nga ASHA me 4 %, Lëvizja Besa me 3 % dhe PDSH me 2 %.

Në anën tjetër, në bllokun politik maqedonas, LSDM çon përpara me 19 % e ndjekur nga VMRO me 18 % dhe E Majta me 2 %.

Të përkujtojmë se BDI pati ngritje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e fundit Parlamentare ku e vetme në zgjedhje arriti të fitojë 15 deputetë,5 më shumë nga zgjedhjet e njëjta paraprake.Deri tani partia e drejtuar nga Ali Ahmeti i ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore që nga themelimi në vitin 2002.

Poashtu kryefjala në zgjedhjet lokale do të jetë agjenda e gjelbër

Kjo është njëkohësisht për BDI-në edhe mënyra e re e politikbërjes dhe prioritet në programin e BDI-së për zgjedhjet e ardhshme lokale .