Sulejmani: Gjatë javës do vendoset edhe tabela në gjuhën shqipe në pjesën e përparme të muzeut

Shpërndaje

Zv/ministri i Kulturës Sedat Sulejmani, sot ka realizuar takim me drejtorin e Muzeut Virtual në Tetovë, z.Miço Stojçeski, ku kanë biseduar rreth aktiviteteve dhe problemeve me të cilat përballet Muzeu.

Poashtu në këtë takim është biseduar edhe për tabelën që është vendosur në pjesën e përparme vetëm në gjuhën maqedone.

“Sot, realizova takim me drejtorin e Muzeut Virtual në Tetovë, z.Miço Stojçeski, ku biseduam rreth aktiviteteve dhe problemeve me të cilat përballet Muzeu!

Poashtu, biseduam edhe për tabelën që është vendosur në pjesën e përparme vetëm në gjuhën maqedone. Ndërsa në këtë takim u dakordua që gjatë javës të vendoset edhe tabela në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftim.