Tërmet 5,2 ballësh godet pjesën lindore të Turqisë

Shpërndaje

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e Turqisë njoftoi se një tërmet me madhësi 5,2 ballë goditi provincën lindore Bingöl të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e AFAD-it thuhet se tërmeti goditi në orën 19:28 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 15.51 kilometrash nën sipërfaqe.

AFAD tha se distanca e tërmetit ishte vetëm 2,28 km nga zona e vendbanimit më të afërt të fshatit Aşağı Serinyer.

Të paktën pesë pas drithje pasuese u regjistruan gjithashtu, prej të cilave njëra ishte me madhësinë më të madhe prej 2,6.

Guvernatori i provincës Bingöl, Kadir Ekinci, për AA tha se nuk ka pasur raportime të dëmeve ose viktimave deri më tani.

Ekinci tha se ekipet e xhandarmërisë dhe AFAD janë në detyrë në rajon.