Turqia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 30 mijë vaksina “Sinovac”

Shpërndaje

30 mijë vaksina Sinovak Trurqia do ti dhuroj Maqedonisë së Veriut ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë 500 mijë doza të vaksinave Sinovak nga Kina.

Turqia do ti dhurojë Maqedonisë së Veriut 30.000 doza të vaksinës “Sinovac”. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Kryeministri Zoran Zaev pas vizitës së djeshme në Turqi. Kryemistri Zoran Zaev njoftoi se vendi është në pritje edhe të doza tjera të vaksinave, ndërsa, ditë më parë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se Ambasada e Republikës Popullore të Kinës paralajmëroi se 500.000 vaksina “Sinovac” duhet të mbërrinin në shtatë ditët e ardhshme.

Gjithësesi dashuria e madhe ndaj Maqedonisë nga ana e presidentit Erdogan dhe udhëheqësisë së Turqisë mike, menjëherë me kërkesën tonë treguan gatishmëri me 30 mijë vaksina, ne derisa I presim sasitë tona të reja, janë të mirëseardhura të gjitha dhjetëra , mijëra vaksinat, që do të ndihmojnë procesi të zhvillohet në kontinuitet, dhe premtimin se në afat prej 7 deri në 10 ditë do të mund të arrijnë ato 30 mijë vaksina që të vazhdojë I gjithë procesi, por folëm edhe për pozicionin tonë në NATO.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi zhvillohet normalisht në të gjitha pikat e vendit dhe se interesi për vaksinim po rritet çdo ditë. Deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes onlajn platformës vakcinacija.mk është 440.213 qytetarët. Sipas të dhënave të fundit, gjithsej 384.466 doza të vaksinave janë aplikuar ndëra janë rivaksinuar 139.053 qytetarë. Sipas statistikave, 48% e banorëve mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë vaksinë dhe 35% e banorëve mbi 60% janë vaksinuar së paku me një dozë.