Universiteti i Tetovës mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Redaktorëve Shkencorë

Shpërndaje

Universiteti i Tetovës, më 23 qershor 2021, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EASE (Shoqata Evropiane e Redaktorëve Shkencorë). Shoqata Evropiane e Redaktorëve Shkencorë aktualisht ka mbi 500 anëtarë që veprojnë në më shumë se 50 vende të botës. Ky subjekt i njohur ndërkombëtarisht për veprimtarinë që zhvillon ofron mundësinë për të qëndruar në hap me trendet që ndërlidhen me botimet shkencore. Universiteti ynë nga muaj shkurt i këtij viti është anëtar me të drejta të plota.

Botimet shkencore, përkatësisht revistat që i botojnë fakultetet e Universitetit të Tetovës, tashmë janë regjistruar në EASE dhe të njëjtat mbështeten në rregullat e EASE, ku autorët janë përgjegjës për origjinalitetin dhe autorësinë e dorëshkrimeve të tyre dhe duhet të sillen në përputhje me parimet etike dhe rregullat e ndershmërisë shkencore.

Universiteti boton 11 revista shkencore me nga dy numra secilin vit, siç janë:

1. Acta Medica Balkanica Vol. 6 | 2021

2. Albanologjia Vol. 8 | 2021

3. Economic Vision Vol. 8 | 2021

4. Filologjia Vol. 9 | 2021

5. Education Vol. 3 | 2021

6. Food Technology and Nutrition Vol. 4 | 2021

7. JAS – SUT Vol. 7 | 2021

8. Natural Sciences and Mathematics Vol. 6 | 2021

9. Justicia Vol. 9 | 2021

10. Philosophica Vol. 8 | 2021

11. Sport & Health Vol. 8 | 2021

Revistat janë të indeksuara në:

– Google Scholar

– IndexCopernicus International

– Academic Search Complete (EBSCO) &

– CEEOL

Veprimtaria hulumtuese – shkencore e Universitetit tonë ka shënuar rezultate në shumë fusha studimore dhe pjesa dërmuese e tyre janë shpërndarë në bibliotekat e vendit dhe ato ndërkombëtare, si në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.