UT telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mulla Mahmud ef. Asllani

Shpërndaje

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Një lajm i dhimbshëm për qytetarët e Tetovës dhe mbarë opinionin publik, ndarja nga jeta e njërit prej dijetarëve më të njohur të kohës sonë, Mulla Mahmud ef. Asllanit.

Me punën vetëmohuese në përgatitjen e hafëzëve të rinj, virtytet e larta që e karakterizonin personalitetin e Tij, veprën madhështore që la pas, do të kujtohet përherë nga mbarë shoqëria.
Mulla Mahmud ef. Asllani i takon plejadës intelektuale më përfaqësuese me të cilën krenohet qyteti i Tetovës dhe mbarë trevat tona etnike.

Në emër të Universitetit të Tetovës, u shprehi ngushëllimet më të thella familjes Asllani, Myftinisë së BFI-së në Tetovë, kolegëve dhe miqve të tij të panumërt.

I paharruar qoftë kujtimi i Tij.

U prehtë në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës