Vetëvendosje “trondit” Thaçin, i publikojnë marrëveshjen me Daçiq për Zajednicën – zbulojnë emrat e deputetëve që votuan pro

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar 6 pikat e para nga 15 sosh, të marrëveshjes mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiq, të datës së 19 prillit të vitit 2013.

Sipas kësaj partie, këto pika e afirmonin ‘Zajednicën’ e komunave me shumicë serbe, përcjell “Bota sot”.

“Sot, më 27 qershor 2021, u mbushën 8 vjet nga ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës. Të nesërmen e ratifikimit, më 28 qershor 2013, Këshilli Evropian pat vendosur t’ia hap Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkim Evropian”, thuhet në reagimin e VV-së.

Madje, kjo parti ka publikuar edhe emrat e të gjithë deputetëve se si kanë votuar atëbotë.

Ja postimi i VV-së:

6 pikat e para nga 15 sosh, të marrëveshjes Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013, afirmonin ‘Zajednicën’ e komunave me shumicë serbe. Sot, më 27 qershor 2021, u mbushën 8 vjet nga ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës. Të nesërmen e ratifikimit, më 28 qershor 2013, Këshilli Evropian pat vendosur t’ia hap Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! asokohe bënë aksion në Kuvend për ta penguar këtë, por u nxorën me dhunë nga policia jashtë sallës plenare e para votimit.