Zaev: Me rëndësi të mbahet regjistrimi, se kam dert sa jemi, është populli im

Shpërndaje

Synimi kryesor është që më 1 shtator të lejohen fëmijët të shkojnë në shkollë me prani fizike. Është shumë e rëndësishme të bëhet një regjistrim në shtator, tha lideri i LSDM Zoran Zaev në forumin “Më e mira për komunën tonë” në Dibër.

“Ai është një regjistrim i qytetarëve dhe nuk më intereson se sa maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, është populli im, qytetarë të barabartë për të gjithë”, u shpreh Zaev.

Kryeministri theksoi se qeveria ka hapur një plan të ndërhyrjes pët investime, i cili është i dimensionuar në të gjithë vendin. Në këtë drejtim ai theksoi se pret edhe ndihmat e BE-së.