​Rama insiston për mini-shengenin: Pse ta presim BE-në, të bashkëpunojmë ndërmjet veti

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka insistuar edhe në Formimin e Prespës në Maqedoni të Veriut për formimin e mini-shengenit Ballkanik. Para liderëve rajonal, Rama tha se Ballkani Perëndimor nuk ka pse e pret Bashkimin Evropian që të ketë liri të lëvizjes së njerëzve dhe kapitalit për t’i dhënë potencial qytetarëve të secilit shtet në rajon. Të njëjtën e përkrahën edhe homologët e tij nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Rama tha se ky bashkëpunim rajonal nuk është mbivendosje e BE-së, por vetëm një shtytje përpara për rajonin.

Rama: Nuk ka mbivendosje midis anëtarësimit në BE dhe krijimit të tregut të përbashkët të zonës shengen.

“Pse ta presim BE-në që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve me letërnjoftim dhe të kemi gjiro qarkullim të njerëzve kapitalit dhe mallrave. Të kemi sistemin, një sportel në kufij dhe t’i shndërrojmë kufijtë të hapura dhe të lira për njerëzit tanë. Nënkuptohet se këtë mund ta bëjmë edhe vet. Duhet të vazhdojmë të lëvizin në këtë drejtim, kjo bëhet edhe me reforma dhe përmirësimin e standardeve[…]Nuk ka mbivendosje midis anëtarësimit në BE dhe krijimit të tregut të përbashkët të zonës shengen. Kështu e emërtuam për të sqaruar pse bëhet fjalë, bëhet fjalë për katër liritë e BE-së që plotësisht duhet të zbatohen, liria, kapitali dhe qytetarëve. Kjo nuk është alternativë e BE-së, por tentativë për t’i dhënë më shumë njerëzve tanë duke përdoru potencialet e të gjithëve në rajon. Pa vendosjen në pikëpyetje të asgjë”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se kur lidhjet trans-atlantike janë të fuqishme Ballkani Perëndimor është i fuqishëm dhe stabil.

Zaev: Kur lidhjet trans-atlantike janë të fuqishme Ballkani Perëndimor është i fuqishëm

“Kur lidhjet trans-atlantike janë të fuqishme Ballkani Perëndimor është i fuqishëm dhe stabil, ndërsa kur këto lidhje janë të dobëta Ballkani Perëndimor dobësohet. Prandaj fuqimisht besoj se lidhjet transatlantike duhet të jenë transformuese që t’u përgjigjemi sfidave që na sjell e ardhmja. Kjo përgjigje duet të jetë unanime dhe e vendosur[…]Ky është mos sukses i madh i politikës së zgjerimit të BE-së dhe mesazh i keq për rajonin. BE nuk e përmbushi premtimin, ashtu siç do të thoshte miku im dhe kryeministri Edi, BE-ja mund të vendos data, por BE nuk mund të përcaktojë lokacionin tonë sepse jemi në qendër të Evropës”, tha ai.

Derisa, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se vendet e rajonit duhet të vazhdojnë në aktivitetet e bashkëpunimit rajonal.

Bërnabiq: Duhet të përqendrohemi në bashkëpunimin rajonal

“Duhet ta vazhdojmë me aktivitetet që duhet t’i marrim me integrimin evropian, por njëkohësisht duhet të përqendrohemi në bashkëpunimi rajonal të rritim secilin e jetës për qytetarët tanë”, tha ajo.