Argjentina mposht Brazilin dhe fiton Kupën e Amerikës

Shpërndaje

Argjentina e ka fituar Kupën e Amerikës për herë të 15-të, pas fitores me rezultat 1-0, ndaj Brazilit.Golin e fitores e shënoi Di Maria në minutën e 22’ pas gabimit të Lodit të Brazilit.Brazili tentoi që ta barazonte rezultatin nga minuta e 23’ e deri në fund të takimit, por nuk ia arriti qëllimit.Lionel Messi si kapiten i Argjentinës e fiton Kupën e Amerikës për herë të parë në karrierën e tij me Argjentinën.