Arrestohen 9 valltare në një lokal në Tetovë

Shpërndaje

Gjatë një kontrolli në një objekt në Tetovë mbrëmë rreth mesnate janë hasur 8 femra të moshës prej 22 deri në 44 vjet të cilat i kanë zbavitur mysafirët. Nga 8 të arrestuarat 3 ishin shtetase ruse, një ishte nga Ukraina dhe një nga Shqipëria, ndërsa katër të tjerat ishin shtetase të Maqedonisë së Veriut.

Aksionin e kanë kryer inspektor të Njësitit për tregti të paligjshme të armëve dhe drogës dhe polic të uniformuar.

Valltaret në fjalë janë privuar nga liria dhe ndaluar në stacionin policorë të Tetovës për procedurë të mëtejme.