Autobusët elektrikë në Tiranë, Rama: Nisin punë në Gusht

Shpërndaje

Në muajin gusht do të nisë nga puna linja e madhe unazore në Tiranë me 66 stacione.

Kështu njofton kryeministri Edi Rama, i cili këtë mëngjes ka publikuar pamjet e flotës së re të autobusëve hibridë.

Postimi

“MIRËMËNGJES dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të dielë të bukur.

në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan Rama.

Kujtojmë se një ditë më parë Bashkia e Tiranës prezantoi linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë. 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën në sheshin “Nënë Tereza” dhe sipas Bashkisë së Tiranës brenda muajit gusht do të futen në qarkullim.