Çmenduri, me makinën në ecje, i riu hipën e kërcen mbi makinë në rrugët e Shqipërisë

Shpërndaje

Në të drejtat e njeriut ka një shprehje të gjithë pranuar se të drejtat e tua përfundojnë aty ku fillojnë të miat. Duke parë videon e më poshtme, ku një i ri për të përmbushur kënaqësinë e një video në Tik-Tok, e lëshon mjetin pa duar, del nga makina me mjetin në ecje dhe hipën të kërcejë mbi makinë. Ligji rrugor e parashikon se duhet përdorur korsia në mënyrë racionale.

Ndoshta ky i ri, nuk mendon për ligjin, ndoshta nuk mendon se mund te vijë një automjet përballë dhe mund të rrezikojë shoferët e tjerë, madje nuk i dhimbset as jeta e vet.

Çdokush mund të kërcejë kudo, edhe mbi makinë patjetër, por pa u bërë rrezik për jetën e të tjerëve.

I dashur shofer, duke kërcyer mbi makinë e drejta jote ka përfunduar, pasi je duke luajtur me jetëne të tjerëve.

Në Shqipëri nuk ka ditë që të mos shënohen aksidente rrugore, dhe lajmet e kronikës janë pa fund. Pothuajse çdo ditë rrugët pëshkaken.

Rasti më i rëndë ishte ai i fundit tragjik të familjes Gusho, disa javë më parë që u aksidentua për vdekje nga djali i një biznesmeni. Familja me katër veta, dy prindërit dhe dy vajzate mitura humbën jetën.

E ndërsa apelet janë pafund për të ulur shpejtësinë dhe respektuar rregullat e qarkullimit, një pjesë vijojnë që të injorojnë ligjin dhe këshillat.

E duke u kther kështu si bomba vrasëse në lëvizje, pasi ngjarje të tilla mund të ta rrezikojnë seriozishtë jetën kurdo.

Rastin e fundit ekstrem e sjell faqja që pasqyron “Aksidentet Rrugore” ku i riu duke drejtuar makinën me targa “AA 842 JJ” në kërkim të aventurave për “Tik Tok” del nga automjeti në ecje dhe qesh dhe kërcen mbi kabinë.

Papërgjegjshmëri të tilla duhen denoncuar fuqishëm dhe duhen ndëshkuar po ashtu fuqishëm.