Do të martohej në gusht, kjo është shqiptarja që vdiq prej shpërthimit në Velipojë

Shpërndaje

Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila ndërroi jetë në spital në Itali, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 korrik, në Velipojë.

Raportohet se e reja ishte e fejuar dhe se në muajin gusht kishte prerë ditën e dasmës në muajin gusht. Ajo mbeti e plagosur bashkë me nënën dhe motrën dhe vëllain e saj, ndërsa rreth 90% e trupit të saj u dogj.

Aktualisht në spital në Itali janë nëna dhe motra dhe vëllai i 19-vjeçares.