E dhimbshme: Postimi emocional i djali të shoferit që vdiq në aksident: Ahh mor babë po pak t’kom përqaf bre

Shpërndaje

Me një postim prekës ka reaguar djali i Naser Sylmetaj, një nga shoferët e autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci, i cili humbi jetën. Ai thotë se dhimbja është e madhe, ndërsa shton se ditën që e çoi te autobusi e kishte përqafuar, por pak, duke mos ditur se ajo do të ishte hera e fundit që përqafonte të atin.

“Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet” shkruan Adhurimi, djali i shoferit Naser Sylmetaj.