E FUNDIT: Majlinda Kelmendi penzionohet nga xhudo

Shpërndaje

Kampionja botërore në xhudo nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka vendosur t’i japë fund karrierës së saj si xhudiste.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdojë, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdojë, të garojë në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoj si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Ajo po pensionohet nga ky sport pas dy medaljeve të arta olimpike që Kosova i fitoi me Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovën në ‘Tokio 2020’.

Kelmendi ka folur për sukseset e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, që fituan medaljet e arta.“Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë e lumtur. Për Disin e kemi prit, duke e marrë parasysh formën gjatë vitit. Nuk jemi befasuar. Nora jo që nuk mundet, por nganjëherë është njeri që kalkulon shumë. Jam shumë e lumtur që puna e sakrifica e Tonit po shpërblehet në këtë mënyrë”, tha Kelmendi.