Katica Janeva dërgohet në burgun e Idrizovës

Shpërndaje

Ish-kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva nga paraburgimi shtëpiak u dërgua në burgun e Idrizovës ku duhet ta vuajë dënimin për rastin “Reket”.

Avokatja e saj, Irena Frçkovska këtë e vërtetoi për “A1on” dhe shtoi se dërgimi në burg është pa akt udhëzues nga gjykatësi për zbatimin e sanksioneve e që duhet ta jep gjykata në Gjevgjeli.

“Është dërguar në ‘Idrizovë’ pa akt udhëzuese, dhe ne konsiderojmë se është në kundërshtim me Ligin për procedurë penale. Do të ankohemi deri te Gjykata e Lartë”, tha Frçkovska.

Ndryshe, në qershor të vitit të kaluar, Janeva u dënua me shtatë vite burg për rastin “Reket”. Gjykata e Apelit para disa ditëve e vërtetoi dënimin, ndërsa krahas saj, edhe Bojan Jovanovski u dënua me nëntë vite burg.