Kontrolle në Sarandë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Durrës për zonat e zaptuara pa leje!

Shpërndaje

Deri në këto momente, në Sarandë janë kontrolluar 43 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje. Në Kavajë, si rezultat i kontrolleve gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 parcela, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë.

Golem, Spille, Kavajë.
Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille.
Si rezultat i kontrolleve gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 parcela, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë.
Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë.
Operacioni vijon pa probleme.

Vlorë, Himarë, Sarandë
Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë, Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në qarkun Vlorë.
Deri në këto momente janë kontrolluar 43 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.
Një ditë më parë janë kontrolluar 71 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse.
Operacioni vijon pa probleme.

Kune, Shëngjin
Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 1 grup të FNSh, grup të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Kune, Shëngjin.
Deri në këto momente janë kontrolluar 20 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.
Operacioni vijon pa probleme.

Durrës/Vijon operacioni “Bregdeti ynë”
Procedohen penalisht 4 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Durrës, Stacionit të Policisë Plazh dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e bregdetit të Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve, ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:
I. K., G. A., K. G. dhe D. B., banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 160 parcela dhe janë hequr rreth 600 çadra dhe 1300 shezlongë.
Operacioni vijon pa probleme.