Majlinda Kelmendi eliminohet në luftën e parë në Lojërat Olimpike

Shpërndaje

Xhudistja Majlinda Kelmendi, është eliminuar në luftën e parë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Të dielën në Nippon Budokan, Majlinda ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka pësuar nga hungarezja Reka Pupp.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.

Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen dhe kjo është parë qartë derisa po largohej nga arena.

Majlinda erdhi në Tokio si fituese e medjales së artë olimpike në Rio, garë e organizuar në vitin 2016.