Ndërron jetë gazetari Zejnulla Veseli

Shpërndaje

Pas një sëmundje të rëndë, sot pasdite ka ndërruar jetë gazetari i njohur Zejnulla Veseli. I lindur në Nigishtan të Shkupit, Zejnullai ka punuar gjatë kohë në media, duke filluar me televizionet lokale e rajonale në Shkup, në gazetën Fakti, në gazetën LAJM, ndërsa vitet e fundit ka qenë pjesë e gazetës KOHA.

Gjatë karrierës së tij, Zejnullau është dekoruar me çmime të shumta, ndërsa ka mbuluar çështjet ekonomike në redaksinë KOHA. Në vitin 2019, Zejnullau u shpall fitues i Çmimit rajonal për gazetari Ekonomike “Vangjush Gambeta”, ndërsa ka qenë pjesë e shumë hulumtimeve vendore dhe rajonale për ekonomi.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA, i shpreh ngushllime famlijes Veseli, kurse të ndjerrin Zoti e shpërbleft me Xhennet!