Nga SHBA, Sela për Zërin e Amerikës: Politikat tona janë të mishëruara me interesat amerikane

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë paraqitjen e tij të parë pas kësaj vizite përmes një interviste për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe. Sela ka thënë se politikat e Aleancës për Shqiptarët janë të mishëruara me interesat amerikane në Ballkan, ndërsa shtoi se në takimet që ka realizuar në SHBA ka informuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Natyrisht që politikat e Aleancës për Shqiptarët janë të mishëruara dhe në përputhje me interesat strategjike që kanë SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian per Ballkanin. Në funksion të kësaj është edhe vizita ime këtu në SHBA, për të realizuar ca takime, për të informuar më tepër në lidhje me situatën dhe zhvillimet që ndodhin në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi me rajonin”, ka thënë Sela për Zërin e Amerikës.

Sela për VOA: Ka plan për ndërprerjen e regjistrimit, Ahmeti mbështet marrëveshjet Zaev-Mickoski

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka paralajmëruar për rrezikun e ndërprerjes së regjistrimit. Ai këto komente i ka bërë nja Nju Jorku ku ndodhet aktualisht, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai tha se marrëveshjeve mes Zaevit dhe Mickoskit, kundër regjistrimit, fuqinë politike ua jep kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë shpresoj që të jemi gabim në konstatimin tonë dhe në paralajmërimin se ky proces jo që është shtyrë, por përfundimisht po punohet që të ndërpritet si i till, si proces. Nga ana tjetër regjistrimi i popullsisë ka marrë dimenzionin e një kauze në Maqedoninë e Veriut duke marrë parasyshë që ka mbi 20 vite që nuk kemi aspak rregjistrim të popullsisë. Fatkeqësisht kjo erdhi si rrezultat i një takimi ndërmjet krerëve të subjekteve politike maqedonse, të zotit Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të cilin unë e pata vlerësuar aso kohe si kryetarë partie, si një takim ndërmjet kryetarësh të partive politike maqedonase që s’do të duhej të prodhonte asnjë efekt politik. Fatkeqësisht në këtë konstatim timin unë gabova, sepse zoti Ahmeti ja dha fuqinë politike këtij takimi dhe efekti i parë politik i prodhuar nga ky takim ishte ndërprerja ose shtyerja e regjistrimit, nën pretekstin e gjoja situatës me korona virusin që s’ka të bëjë fare me të vërtetën. Mos të harrojmë që përpara këtij momenti ishte një aksion politik i opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE-së dhe të majtës që mblodhën edhe nënshkrime në mënyrë që të anulohet regjistrimi i popullatës”, ka thënë Sela për Zërin e Amerikës.

Sela në SHBA: Jam këtu për të nxitur diasporën të regjistrohet, ata janë dëshpëruar me vendimin e fundit

Një ndër qëllimet e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe nxitja e diaposporës për tu regjistruar përmes aplikacionit onlajn, ka thënë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili po qëndron tokën amerikane. Në një intervistë pr Zërin e Amerikës, ai ka sqaruar se vendimi për shtyerjen e regjistrimit ka dëshpëruar rëndë diasporën dhe ka qenë shkak për ndërprerjen e fluksit të regjistrimit që morri hov paraprakisht.

“Po një ndër qëllimet e vizitës është edhe kjo, të nxitet diaspora që të vazhdojë me regjistrimin. Por, nga ana tjetër diaspora është zhgënjyer prej momentit të ndërprerjes së këtij regjistrimi, ose të shtyerjes, aq më tepër që besimi në institucionet e Maqedonisë së Veriut nga shqiptarët është i ulët për shkaqe të kuptueshme, sepse janë parë si qytetarë të kategorisë së dytë dhe të tretë gjithë kësaj periudhe”, tha Sela për VOA.

Në këtë intervistë, Sela tha se ekziston rreziku që vendimet e fundit të dakorduara nga dy liderët maqedonas dhe të mbshtetura edhe nga kreu i BDI-së, ti hapin shkas edhe Gjykatës Kushtetuese q të shfuqizojë procesin e rregjistrimit. Ai paralajmëron se një rrezik i tillë ekziston edhe për shkak të interpretimeve dhe ndërhyrjeve qëë janë bërë në terminologjinë për “evidentimin” apo “verifikimin” e diasporës. Në deklaratën për Zërin e Amerikës, programin në gjuhën shqipe, kreytari i Aleancës për Shqiptarët, tha se Ahmeti ende pa dhënë llogari për shtyerjen e regjistrimit të vitit 2011, solli vendim të ri për shtyerjen e regjistrimit të këtij viti dhe këto sipas tij nuk janë sinjale të mira.

Sela për Zërin e Amerikës: Ligji për Shtetësi do të miratohet, pushteti bën lojra, jemi gati për bllokadë te re të Kuvendit

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili këto ditë qëndron në SHBA, është shprehur i bindur se Ligji për Shtetësi do të miratohet nga Kuvendi. Ai ka thënë se përveç deputetit që bllokon ligjin në mënyrë procedurale, ka dyshime se edhe partitë në pushtet bëjnë lojra që duan të shtyjnë këtë ligj pas zgjedhjeve lokale. Por, ai ka paralajmëruar se opozita shqiptare, do ta ktheje përsëri bllokadën e tërësishme të Kuvendit, nëse vazhdojnë lojrat për të zvarritur edhe më tej këtë ligj.

“Fati i ligjit, cili do të jetë. Ligji do të kalojë, sepse ne jemi serioz në propozimet që i bëjmë. Propozimet që i bëjmë janë të bazuara në probleme reale me të cilat përballen qytetarët dhe realisht kjo kategori e qytetarëve padrejtësisht në këto 3 dekada ka qenë e diskriminuar dhe e shtypur, sepse kanë qenë aty përpara se Maqedonia të ketë shtetësi dhe duhet të japisen me nënshtetësi. Ne nuk kemi asnjë dilemë. Në momentin që po flasim ligji është bllokuar në komisionin për mbrojtje dhe siguri, e bllokon një deputet i opozitës maqedonse, që është i partisë “E majta”, Apasievi, një njeri i njohur për qëndrimet e tij anti NATO, anti SHBA dhe shumë qrtë flet se cili është qëllimi i tij. Por nga ana tjetër unë e shoh me shqetësim se këtu ka një lojë të parakurdisur nga ana e partnerëve të koalicionit që janë në Qeveri q të pengojnë me çdo kusht që Ligji për Shtetëisi të sillet para zgjedhjeve lokale. Siç duket kalkulojnë me poenat politike të cilat ato do t’i humbnin ose do ti fitojnë duke na akuzuar neve se ja ligji nuk kaloj. Por realisht ne jemi serioz në këtë qëndrim dhe ashtu siç kemi ditur ti përgjigjemi me të njëjtat mjete, çdo lloj bllokade, unë shfrytëzoj rastin që të paralajmëroj të ndalin bllokadën që i bëjnë ligjit, sepse në fund të fundit, Maqedoninë e bën më demokratike, rregullon një problematike që është një lufte e shpallur me Kartën univerzale për të drejtat e njeriut, për të luftuar pashtetësinë, apo fenomenin e Apartejdit”, ka thënë Sela.

Kryetari i ASH-së, ka thënë se pasojat nga mungesa e Ligjit për Shtetësi tani qytetarët kanë filluar ti paguajnë me jetë.

“Unë besoj që në këtë betejë të drejtë neve do të ngadhnjejmë, ndryshe do të detyrohemi që edhe ne të aktivizojmë mekanizmat e bllokimit të Parlamentit, nuk kemi formë tjetër. Sa i përket numrit të njerëzve që janë pa shtetësi, unë nuk disponoj me shifra të sakta, janë aktorë tjerë politik që në periudha të ndryshme kohore kanë qenë edhe ministra në krye të MPB-së dhe liferojnë shifra nga më të ndryshme. Por, për mua suksesi është i jashtëzakonshëm në qoftë se përmes këtij ligji zgjidhet edhe halli i vetëm një qytetari. Aq më tepër, që jo më larg se disa javë ishte një i ri vetëm 19 vjeçar i cili u gjet rrugëve të Shkupit pa jetë dhe njeri i cili nuk kishte shtetësi dhe vazhdimisht kishte shëtitur dyerve të MPB-së për tu pajisur me shtetësi dhe sot shteti nuk disponon asnjë kartelë shëndetësore të këtij të ndjeri tanimë të ri 19 vjeçar, për shkak se nuk kishte dokumentin e shtetësisë”, është shprehur Ziadin Sela.

Sela për 27 prillin: “Njeriu që më shpëtoi ndodhet në burg, ish Ministri i Punëve të Brendshme vazhdon të gëzojë poste

Politikani që pësoi më rëndë nga ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nuk është i kënaqur me procesin gjyqsor për këtë rast. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka folur për këtë rast edhe nga SHBA-të ku ndodhet në një vizitë pune. Në një intervistë për Zërin e Ameriks, Sela ka kujtuar se njeriu që i shpëtoi jetën vazhdon të qëndrojë në burg, ndërsa ish Ministri i Punëve të Brendshme që lejoi të ndodhin këto ngjarje, sot vazhdon të gëzojë post në Qeveri.

“Asesi që jo, nuk e ka arrit qëllimin. Pjesa më e madhe e organizatorëve nuk janë prapa grillave dhe nuk janë as të akuzuar. Fatkeqësisht, padrejtësisht në kuadër të këtij procesi, sot vuan burgun njeriu që mua më shpëtoi kokën më 27 prill. Ky është Aabdylfeta Halimi, i cili është dënuar me vendim të plotëfuqishëm. E nga ana tjetër ministri i punëve të brendshme të asaj kohe, vazhdon të gëzojë postin e zv ministrit të drejtësisë në Qeverinë e re. Janë shumë aktorë politik të cilët nuk janë përgjigjur. Ministri i atëhershëm, Agim Nuhiu, vetëm dy ditë përpara 27 prillit e ka dhënë urdhërin pr të menaxhuar Mitko {avkovit me forcat e sigurisë, prandaj ndodhi gjithë ajo që ndodhi”, tha Sela.