Nuk ka vend për panik, sëmundja e fëmijëve s’ka lidhje me Covid-19, qetëson Filipçe

Shpërndaje

“Nuk ka vend për panik dhe nuk ka lidhje me Covid, por është thjeshtë në virus infektiv”. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në lidhje me analizat për dhjetëra fëmijët që kërkuan ndihmë në Spitalin e Gjevgjelisë.

Ka njoftuar, se analizat kanë përfunduar dhe është konstatuar se bëhet fjalë për virus infektiv.

“Ka përfunduar kontrolli në tërësi dhe janë bërë të gjitha analizat nga strishot. Bëhet fjalë për virus infektiv. Tani jemi duke bërë analizat nëse ka lidhje kjo me Covid. Për këtë te çdo fëmijë kemi bërë test serologjik, se nëse kanë prezencë të antitrupa për shkak se kanë kaluar virusin pa ndonjë simptomë”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ndërkaq shtoi se analizat kanë treguar se s’kanë antitrupa dhe se infektimi është nga një virus infektiv, që me shumë gjasë është edhe si rezultat i dobësimit të imunitetit.