“Organizatorët e 27 Prillit’, fjalët përfundimtare të Prokurorisë

Shpërndaje

Kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskoska sot do të japë fjalën e saj përfundimtare në rastin “Organizatorëve të 27 Prillit”, kurse mbrojtja fjalën përmbyllëse do ta thotë në seancat e 6 dhe 12 korrikut. Pas kësaj, Penalja mund të caktojë dhe ta shpall aktgjykimin. Në procesin e dytë për hyrjen e dhunshme në Kuvend gjykohen ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.