Pas 53 vjetë pritje, Italia kampion i Evropës

Shpërndaje

Italia pas plotë 53 viteve pritje, ka fituar epitetin e kampionit të Evropës. U nevojiten plotë 120 minuta lojë dhe penallti, që Italia të shpallet kampion i Evropës. Koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultat 1 – 1, derisa nga pika e bardhë më të saktë u treguan italianët që fituan me rezultat 3 – 2 NDAJ Anglisë.

Luke Shou zhbllokoi rezultatin pas vetëm dy minutave lojë pas një goli të bukur në stilin vollej, gol që njëkohësisht ishte më i shpejti në histori të finales së Kampionatit Evropian. Në pjesën e dytë, Italia ishte më e rrezikshme dhe gjeti golin përmes Leonardo Bonuçit që realizoi nga afërsia pas një topi të kthyer (67’), njëkohësisht mbrojtësi u bë lojtari më i vjetër që shënon në finale të Kampionatit Evropian.

Kurse, në penallti heroi i Italisë, ishte Xhianluixhi Donaruma që priti goditjet e Markus Rashford, Xhadon Sanço dhe Bukajo Saka.