Prej nesër fillon vaksinimi i fëmijëve të paraqitur për vaksinim

Shpërndaje

Prej ditës së nesërme do të filloj vaksinimi me “Pfizer” për fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç, prindërit e të cilëve janë paraqitur në vakcinacija.mk. Sipas ministrisë së shëndetësisë janë paraqitur diku afro 1800 persona. Vaksinimi i të rinjve bëhet përmes terminëve të caktuara, derisa për qytetarët e tjerë tanimë nuk është i nevojshëm termin paraprak.