Zaevi dhe Bregu: E bëmë, roaming zero me vendet e Ballkanit

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka shpërndarë fotografi në rrjetin social “Instagram” në krah me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal të Shqipërisë, Majlinda Bregu në suaza të Forumit të Prespës për Dialog.

Fotografinë e ka shoqëruar me mbishkimin:

“E bëmë, zero roaming në Ballkanin Perëndimor. Nga sot, qytetarët tanë do të mund të komunikojnë me zero denarë roaming”, ka shkruar Zaevi.

Postimi nga qeveria:

Kryeministri Zaev dhe Sekretarja e Përgjithshme e KBR Bregu, dërguan mesazh me rastin e heqjes së roaming tarifave mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi:

Ia dolëm! Prej sot qytetarët tanë do të mund të komunikojnë për 0 denarë në roaming.

Ky është sukses i yni i përbashkët dhe bashkim i iniciativave për shërbime më të mira për qytetarët tanë dhe për përshpejtimin e avancimit ekonomik të rajonit.”