6 muaj pasi e keni kaluar Covidin nuk duhet vaksinuar, ja kush e thotë

Shpërndaje

Komisioni për sëmundje ngjitëse ka realizuar takim me përfaqësuesit e objekteve hotelierike, megjithatë nuk ka ndryshime, masat aktuale mbeten në fuqi.

Përveç hotelierëve me masat nuk pajtohet edhe doktori Nikolla Panovski. Sipas tij është absurd që qytetarët që e kanë kaluar virusin në 45 ditët e fundit tu kërkohet të vaksinohen. Sipas Panovskit është e dëmshme për shëndetin e pacientëve që të vaksinohen në 6 muajt e parë të infeksionit.

“Ky nuk është qëndrimi im po është në të gjithë botën. Të gjitha shtetet lejojnë certifikatë edhe pas 9 muajve, Zvicra edhe pas 12 muajve pasi e kanë kaluar virusin. Këtu nuk e di kush thotë se duhet menjëherë pas një muaji të vaksinohen, është e obligueshme thotë ministri, e unë them se kjo është e dëmshme për shëndetin. Ata janë njerëz me imunitet dhe duhet të ju jepet mundësi zgjedhjeje, nëse duan të vaksinohen muajin e parë, megjithatë duhet të vaksinohen në 9 muajt e ardhshëm, siç është kudo në botë”, deklaroi Panovski.

Vaksinimi i personave që e kanë kaluar koronën është i kot dhe vetëm harxhohen vaksinat, në vend se tu jepen personave në nevojë, të cilët ende nuk e kanë pasur virusin, Filipçe vetëm dëshiron të rris shifrat e të vaksinuarve, deklaron Panovski.

“Nëse kemi 50 mijë që e kanë kaluar virusin dhe nëse të gjithëve u japin nga dy doza, 40 dollarë për 50 mijë llogarisni, bëjnë 2 milionë euro te hedhura në mbeturina, vetëm që të numërohen ato 50 mijë, që ministri t’i ketë 50 mijë të vaksinuar, ndërsa ata tashmë janë imun. Ata do të kenë dhembje krahu, kokëdhembje, ethe etj. Gjashtë muaj vaksina nuk do t’i ndikojë dhe imuniteti natyror do t’i zvogëlohet. Prandaj lejoni 6 muaj e pas 6 muajve vaksinimi do t’i jap imunitet shtesë. Kjo është kaq e thjeshtë dhe e qartë”, shtoi Panovski.

Përndryshe edhe Greqia nga 13 shtatori do të vendos masa kufizuese për të pavaksinuarit. Objektet gastronomike dhe sallat e sportit mund t’i vizitojnë personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar virusin në gjashtë muajt e fundit.