Abazoviq: Në Mal të Zi nuk do të ketë ushtri të huaj, qytetarët mos t’i besojnë propagandës

Shpërndaje

Nuk ka ushtri të huaj në territorin e Malit të Zi, as nuk do të ketë kurrë, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai u bëri thirrje qytetarëve, siç tha ai, të mos bien pre e propagandës së përditshme, e cila, siç tha ai, synon prishjen e marrëdhënieve ndëretnike në Mal të Zi. Abazoviq thotë se me siguri do të ketë gjithnjë e më shumë tekste të tilla në media në ditët në vijim.

“Le të bëjmë gjithçka së bashku për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të ndjekur rrugën e përparimit dhe të ardhmen evropiane të Malit të Zi! Ne jemi këtu për të garantuar paqen dhe stabilitetin dhe respektimin e plotë të ligjeve dhe Kushtetutës së Malit të Zi”, tha Abazoviq në një video deklaratë.

Më herët sot, Abazoviq vizitoi gjithashtu Armatën e Ushtrisë, ku bisedoi me drejtorin Dejan Vuksiq dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Agjencia e Sigurisë Kombëtare po mbron plotësisht interesat kombëtare të Malit të Zi dhe ka mbështetjen aktive të Qeverisë për të gjitha aktivitetet e saj”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi.

Ndryshe, disa media në shtetin malazez disa media se do një mision ndërkombëtar ushtarak do të vjen në Podgoricë.