Ahmeti përkujton Ismet Jasharin – Kumanova: E deshi më shumë se gjithçka atdheun

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përkujton Ismet Jasharin – Kumanova: E deshi më shumë se gjithçka atdheun, shkruan ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Në 23 vjetorin nga rënia heroike e një prej figurave më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Ismet Jashari Kumanova, telefonova të vëllanë Xhemë Jashari për ti evokuar kujtimet për veprën e tij të madhe kombëtare.

Ai e deshi më shumë se gjithçka lirinë.

E deshi më shumë se gjithçka atdheun dhe ishte ndër të parët që iu përgjigj kushtrimit për luftë.

Nuk e kurseu as jetën.

Lavdi veprës dhe jetës së Ismet Jasharit – Komandant Kumanova dhe dëshmorëve të kombit.