Ankara, mbërrin avioni i parë me forcat turke të evakuuar nga Afganistani

Shpërndaje

Avioni që transportoi ushtarët turq që u evakuuan nga Afganistani, mbërriti në aeroportin Esenboğa të Ankarasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas përfundimit të punimeve për evakuimin e shtetasve turq nga vendi, filloi edhe evakuimi i ushtarëve turq me detyrë në aeroportin ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul.

Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) fillimisht u evakuuan nga Kabuli në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad me një avion transportues të TSK-së, dhe më pas evakuimi vazhdoi drejt Ankarasë me avionin TK 6889 të Turkish Airlines.

Avioni me 345 pasagjerë në bord u ul në aeroportin Esenboğa në orën 11:45 sipas kohës lokale.