Arben Taravari me aklamacion zgjidhet kandidat i ASH-së për Komunën e Gostivarit

Shpërndaje

Sot më 27.08.2021, u mbajt Kuvendi i Degës së Aleancës për Shqiptarët-Dega Gostivar.

Në mënyrë unanime dhe me aklamacion si kandidat i vetëm ishte Arben Taravari, i cili mori besimin për të qenë kandidat për Kryetar të Komunës së Gostivarit nga radhët e ASH-AAA, në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ja njoftimi nga Taravari:

Të dashur qytetarë, sot u mbajt Kuvendi i Degës së Aleancës për Shqiptarët-Dega Gostivar.

Jam i lumtur dhe falenderues që mora besimin unanim e të gjithë kuvendarëve të Aleancës për Shqiptarët në degën e Gostivarit. Vota e tyre është kurajo për mua, dhe jam krenar që jam i zgjedhur prej tyre për të qenë kandidat për Kryetar Komune në Gostivar.

Përgjegjësia dhe puna që na presin janë të mëdha, por me ju të gjithë çdo sfidë është më e lehtë!

Ju faleminderit dhe njëherë për besimin e dhënë!

Na priftë e mbara!