Arriti në Shqipëri edhe grupi i dytë i afganëve (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur në orët e para të së shtunës edhe dy avionë të tjerë me refugjatë afganë.

Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se sot mbërritën 275 “të arratisur nga Afganistani fatkeq”. Me pamjet e pritjes nga Rinasi, kreu i qeverisë u uroi shqiptarëve fundjave të qetë.

EDI RAMA NË FACEBOOK

“MIRËMËNGJES PA U GDHIRË dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë”.